by
May 13, 2026
1 min read

13 vjeçari aksidentohet në Skënderaj, dërgohet në Spitalin e Mitrovicës për trajtim

Një fëmijë është aksidentuar sot në qytetin e Skënderajt.

Zëdhënësi i Spitalit, Shpend Fazliu tha se 13 vjeçari është pranuar për trajtim në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës aty ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme.

“Në ora 15:05, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Mitrovicës, ka kërkuar ndihmë një i aksidentuar/mashkull, i datëlindjes 2013. Ekipi Emergjent bashkë me ekipet tjera mjekësore të Radiologjisë dhe Ortopedisë po kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjekësore. Aktualisht po i bëhet CT për të vlerësuar gjendjen shëndetësore”, tha ai.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop