by
May 14, 2026
1 min read

Zhduket një vajzë e mitur në Fushë Kosovë

Një person ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij të mitur në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar dje, ndërsa bëhet e ditur se e mitura ishte larguar nga shtëpia një ditë më parë, më 12 maj, rreth orës 19:21, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë.

Ankuesi, mashkull kosovar, ka deklaruar se familja nuk ka njohuri për vendndodhjen e vajzës së tij.

Policia ka iniciuar rastin dhe po vazhdon hetimet për gjetjen e të miturës.

“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë 12.05.2026-19:21. Me 13.05.2026 një mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”./

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop