by
May 14, 2026
1 min read

Osmani dhe Abdixhiku bëjnë homazhe në Qyshk: Drejtësia për viktimat e luftës mbetet obligim kombëtar

Sot, në fshatin Qyshk të Pejës, kandidatja pë Presidente, Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër, Lumir Abdixhiku bënë homazhe pranë lapidarit të të rënëve, në përkujtim të viktimave të Masakrës së Qyshkut, Zahaqit, Pavlanit dhe Llabjanit.

Gjatë homazheve, Osmani dhe Abdixhiku nderuan kujtimin e të gjithë të rënëve dhe ritheksuan domosdoshmërinë që krimet e kryera në Kosovë të mos harrohen kurrë dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Synimi i forcave serbe ishte spastrimi etnik i kësaj pjese dhe shfarosja e popullit shqiptar. Secili nga këta të vrarë është pjesë e historisë së Kosovës, e sakrificës për liri dhe shtet. Drejtësia për viktimat e luftës vazhdon të mbetet obligim institucional dhe kombëtar, sepse paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën dhe drejtësinë”, u tha gjatë homazheve.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop