by
May 14, 2026
1 min read

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme për kuvend.

Sipas ekspertit të sigurisë, Blerton Abazi, në këto zgjedhje, gara nuk do të zhvillohet vetëm në politikë, por edhe në botën digjitale.

Abazi vlerëson se sfida kryesore do të jetë të dallojmë çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e manipuluar.

“Inteligjenca artificiale, deepfake dhe dezinformimi online pritet të kenë ndikim të madh.

Video, fotografi dhe audio të manipuluara mund të shpërndahen shumë shpejt në rrjete sociale dhe të ndikojnë opinionin publik” shkroi ai në facebook.

Për këtë arsye, Abazi konsideron se është shumë e rëndësishme që informacionet të verifikohen.

“Prandaj, verifikimi i informacionit dhe kujdesi ndaj lajmeve online do të jenë më të rëndësishme se kurrë” përfundoi ai.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop