by
May 14, 2026
1 min read

Kërcënohet prokurori Muharrem Prekazi, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dënon ashpër kërcënimin e bërë ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Muharrem Prekazi, gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Çdo tentativë për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet në asnjë formë.

Lidhur me këtë rast, menjëherë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore ndaj personit përgjegjës, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë dhe të marrë dënimin e merituar.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit shpreh mbështetjen e plotë institucionale për prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Prekazi, si dhe për të gjithë prokurorët e shtetit, të cilët me integritet, profesionalizëm dhe pavarësi ushtrojnë detyrat e tyre ligjore dhe kushtetuese në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop