by
May 14, 2026
1 min read

Bajraktari falënderon kongresistin Self për mbështetjen ndaj Kosovës

Aktivisti shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohje për kongresistin amerikan Keith Self për mbështetjen e tij ndaj Kosovës dhe aspiratës për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë si rrugën më të sigurt drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në një reagim në Facebook, Bajraktari theksoi se gjatë një seance të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, kongresisti Self bëri thirrje për rritjen e presionit diplomatik ndaj vendeve të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, si edhe paralajmëroi për rritjen e ndikimit rus në rajon.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në të njëjtën seancë është mbështetur nisma për emërtimin e objektit të Ambasadës amerikane në Prishtinë me emrin e kongresistit Eliot Engel, të cilin e cilësoi si një mik të madh të shqiptarëve.

Bajraktari vlerësoi se Kosova ndodhet në një moment të rëndësishëm historik dhe bëri thirrje që udhëheqësit në vend ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar drejt integrimeve euroatlantike.

Latest from Blog

Nis rritja e madhe e çmimeve të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 10 korrik 2026, nga ora 10:00. Sipas vendimit
Go toTop