May 14, 2026
1 min read

Ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në “arrest shtëpie” mjekun

Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për mjekun Nikollaq Nunka, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje brenda ambienteve të shërbimit spitalor.

Duket se vepra penale për të cilën akuzohet 72-vjeçari si dhe mosha e tij e kanë “detyruar” Gjykatën e Korçës të zbusë masën “arrest me burg”.

A2 Cnn raporton se mjeku nuk e ka pranuar akuzën e ngacmimit seksual ndaj 21-vjeçares.

Ai ka thënë se: “Nuk ka patur në asnjë moment prekje të tepruara nga ana ime. Unë kam bërë vetëm detyrën që më kërkon profesioni. Nuk e di përse më akuzojnë për këtë gjë, nuk kanë asnjë provë ndaj meje. E përsëris, nuk e kam ngacmuar seksualisht 21-vjeçaren“.

Latest from Blog

Go toTop