Agjencia më e lartë shëndetësore e Afrikës ka shpallur një shpërthim të Ebolës në provincën lindore Ituri të Republikës Demokratike të Kongos.
Janë raportuar rreth 246 raste dhe 65 vdekje, kryesisht në qytetet e minierave të arit, Mongwalu dhe Rwampara, tha Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC Africa), shkruan BBC.
Në deklaratën e së premtes u shtua se po mblidhej një takim me Republikën e Kongos, Ugandën, Sudanin e Jugut dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të diskutuar përpjekjet e reagimit dhe mbikëqyrjen ndërkufitare.
Ebola u zbulua për herë të parë në vitin 1976 në atë që tani është Republika e Kongos dhe mendohet se është përhapur nga lakuriqët e natës. Ky është shpërthimi i 17-të i sëmundjes vdekjeprurëse virale në vend./