May 15, 2026
1 min read

Prokuroria: Rasti i Lushtakut në procedurë të rregullt, hetimet vazhdojnë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka konfirmuar për Klan Kosovën se është kryer intervistomi i Sami Lushtakut.

“Intervistimi i S.L. është kryer. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin vazhdojnë”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

Lushtaku u intervistua sot lidhur me incidentin e djeshëm më kreun e VV-së në Skenderaj, Hysni Mehanën.

Latest from Blog

Go toTop