September 25, 2025
1 min read

I bie një objekt i fortë në kokë derisa po ecte, lëndohet një person në Ferizaj

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i ka rënë një objekt i fortë në kokë, derisa po ecte pranë një objekti në ndërtim në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, për Klankosova.tv, ka dhënë detaje po ashtu lidhur me rastin.

Ai ka bërë të ditur se inspektorët komunalë kanë dalë në vendin e ngjarjes, por viktima nuk ka mundur të intervistohet, dhe ka vazhduar për trajtim në QKUK.

Latest from Blog

Go toTop