by
May 18, 2026
1 min read

Can Yaman ‘ndez’ Horën e Arbëreshëve, tregon para tyre se babain e ka shqiptar

Aktori i famshëm ndërkombëtar, Can Yaman, ka qenë kryefjala e kësaj fundjave në Siçili, duke u pritur me një entuziazëm të madh nga publiku.

Protagonisti i shumëpritur i “Sandokan” ishte i ftuari special në “Cannolo Fest”, event i cili organizohet në Piana degli Albanesi, ose siç njihet ndryshe me krenari, Hora e Arbëreshëvet. Në këtë organizim ku nderohej ndërthurja e kulturave dhe ku vetë Can u vlerësua në skenë me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, mes atmosferës mikpritëse dhe qindra fansave që kishin mbushur sheshin për ta parë nga afër, biseda mori një drejtim mjaft emocional.

​Teksa u pyet nga moderatorja për faktin se Piana degli Albanesi është qendra historike e komunitetit shqiptar dhe si e përjeton ai këtë lidhje, aktori i njohur vendosi të ndajë një rrëfim personal. Duke lënë mënjanë dritat e famës globale, ai foli me shumë dashuri për idhullin e tij: babanë. Gjatë fjalës së tij para publikut, Can theksoi se historitë e fëmijërisë së të atit e kanë bërë të lidhet akoma më shumë me këtë pjesë të origjinës.

​”Për mua babai im ka qenë gjithmonë idhulli im dhe kam dëgjuar shpesh historitë e tij të fëmijërisë. Ai më tregonte shpesh për periudhat e fëmijërisë së tij që i jetonte pikërisht si njerëzit e këtyre anëve, si një shqiptar… Dashurohesha akoma më shumë me mënyrën se si e kalonte fëmijërinë sepse më tregonte që ishte rritur shumë i lirë, duke luajtur me fëmijët e tjerë, duke u grindur,” u shpreh Yaman drejtpërdrejt nga skena e festivalit.

Ky moment i sinqertë dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë të aktorit me rrënjët e tij shqiptare dhe u prit me duartrokitje të gjata nga publiku i gjerë arbëresh.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7640562933008731424?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fprivebruto.com%2Fgjaku-shqiptar-sbehet-uje-can-yaman-ndez-horen-e-arberesheve-me-rrefimin-e-rralle-per-babain%2F&embedFrom=oembed

Latest from Blog

Go toTop