by
May 19, 2026
1 min read

Mbi 8 mijë metra lartësi, Uta thotë se ndjeu praninë e babait nga qielli në ngjitjen e dytë të Everestit

Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi, ka ndarë emocionet e ngjitjes së saj të dytë në malin më të lartë në botë, Mount Everest, duke e cilësuar këtë përvojë krejtësisht ndryshe nga hera e parë.

Ajo tregoi se kësaj here nuk ishte vetëm si alpiniste, por edhe në rolin e guides dhe udhëheqëses në mal, duke mbajtur përgjegjësi për jetën dhe sigurinë e njerëzve të tjerë.

“Ajo që e bani këtë maje edhe ma të veçantë ishte fakti që e ngjita në ditëlindjen e bibit tem”, shkroi ajo, duke e lidhur suksesin me figurën e babait, për të cilin tha se e ka rritur të fortë, të guximshme dhe këmbëngulëse”, tregoi ajo në postimin emocional të bërë në rrjetet sociale.

Sipas saj, të qenit grua në alpinizëm, sidomos në rolin e guides, kërkon guxim, forcë dhe aftësi për të marrë vendime të vështira, duke fituar respektin e ekipit në kushte ekstreme.

Në fund të rrëfimit, Ibrahimi tha se mbi 8000 metra lartësi, mes erës dhe heshtjes së Everestit, e kishte ndjerë praninë e babait të saj “nga qielli”, duke e bërë këtë ngjitje edhe më personale dhe emocionale.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1380077224319496%2F&show_text=false&width=267&t=0

Latest from Blog

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми
Go toTop