May 20, 2026
1 min read

Foshnja në Plemetin dërgohet pa shenja jete në QMF, nisin hetimet

Në Obiliq ka ndërruar jetë një foshnje, në rrethana të panjohura.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Plemetin, teksa foshnja u dërgua pa shenja jete në qendrën e mjekësisë familjare në Prelluzhë.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”.

Latest from Blog

Go toTop