May 22, 2026
1 min read

Therrja e të riut me thikë në Istog, policia jep detaje

Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Istogut një person është therur me thikë.

Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar të moshës së mitur.

Më tutje bëhet e ditur se viktima pas tretmanit mjekësor në QKMF-Istog dhe Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar dy mjete të mprehta-thika të cilat dyshohet se janë përdorur.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.

Latest from Blog

Go toTop