May 22, 2026
1 min read

Gjilan: Thyhet kasaforta e qendrës tregtare, vidhen 12 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është raportuar të enjten në qytetin e Gjilanit, ku persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një qendër tregtare dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas raportit 24-orësh, një menaxhere e qendrës ka deklaruar se tre persona të panjohur, të maskuar dhe duke përdorur forcë fizike si dhe mjete të forta, kanë dëmtuar dhe hapur derën e kasafortës.

Nga vendi i ngjarjes, siç thotë PK, dyshohet se janë marrë rreth 12 mijë euro para të gatshme.

Latest from Blog

Go toTop