Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një arsimtari në fshatin Shalë të Lipjanit, nën dyshimin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 11:00, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga organet kompetente, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.