by
May 22, 2026
1 min read

Shqiptari shkarkon baristin në Londër që “bëri svastikën” në kafenë e myshteriut hebre

Një barist i ri 19-vjeçar në kafenenë e njohur në Hampstead të Londrës, The Coffee Cup, u pushua nga puna të dielën pasi në kajmakun e kafesë së myshteriut hebre kishte bërë një dizajn që i ngjante svastikës.

Myshteriu në fjalë, i cili kishte kërkuar të mbetej anonim, kishte thënë për Jewish News se kishte shkuar për mëngjes me familjen e tij dhe kishte vendosur të ndalonte në The Coffee Cup pa bërë rezervim.

Gruaja e tij porositi një kapuçino, dhe kur mbërriti, ai vuri re dizajnin në kajmak.

Si rodhi më pas situata?

Myshteriu tha se nuk donte të bënte skena, por thirri menaxherin për të ngritur shqetësimin e tij.

“I thashë, ‘Dëgjo, ne jemi hebrenj, ndoshta kjo edhe duket, kështu që për mua ky duket si një simbol shumë i qartë, dhe nuk jemi të kënaqur me këtë’”.

Menaxheri kryesor i kafesë, shqiptari Bekim Haradini, bëri një foto të kafesë dhe hyri në kuzhinë, dhe më pas doli e kërkoi falle, përcjell Klankosova.tv.

“Ai na tha, ‘Dëgjo, më vjen shumë keq. Nuk mendoj fare ta ketë pasur atë qëllim. Kemi një barist të ri. Ai është 19-vjeçar. Thotë se as nuk e di çfarë është svastika. Po përpiqej të bënte një spirale. Na vjen shumë, shumë keq.’”

Situata u qartësua, por baristit kjo i kushtoi me punë

Sidoqoftë, Haradini i kishte thënë Jewish News se e kishte pushuar baristin menjëherë nga puna.

“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë,” tha ai. “U trishtova shumë. E shkarkova. Ai është i ri, filloi të qajë dhe po dridhej, por unë u zemërova aq shumë. Ai nuk punon më këtu”.

Baristi, i identifikuar si Mesut, i cili punonte fundjavave në këtë kafene, i tha Haradinit se nuk e kishte kuptuar se dizajni i ngjante simbolit.

“Tha se nuk e dinte,” tha Haradini. “Unë thashë, ‘Si nuk e dije?’ Ai tha, ‘Të betohem se nuk e kam bërë qëllimisht.’”

Jewish News shkoi pamjet e kamerave të sigurisë për të analizuar momentin e përgatitjes së kafesë dhe nuk gjeti asnjë provë që simboli të ishte bërë qëllimisht.

Latest from Blog

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми
Go toTop