May 23, 2026
1 min read

Viti: Arrestohet hajni që vodhi në xhami

Është arrestuar një person, i dyshuar për një rast vjedhjeje në një xhami.

Rasti ka ndodhur në fshatin Germovë të Vitisë.

Sipas policisë, vjedhja kishte ndodhur më 11 tetor të vitit të kaluar, teksa i dyshuari u arrestua dje.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Latest from Blog

Go toTop