May 23, 2026
1 min read

Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-i jep arsyet

Lagjja e Spitalit në kryeqytet po përballet me mungesë të energjisë elektrike që nga ora 11:00 e paradites së sotme.

KEDS-i kanë thënë se kjo ka të bëjë me punimet që po zhvillohen nga kjo kompani në Prishtinë.

“Në një pjesë të madhe të kryeqytetit ka punime, prandaj edhe ka mungesë të energjisë”, thanë nga KEDS-i.

Për atë se kur pritet të rikthehet energjia elektrike në pjesët të cilat po përballen me mungesë të saj, KEDS-i nuk dha afat, por deklaroi se në momentin që përfundojnë punimet, rryma do të rikthehet.

Pas situatës së krijuar, shumë qytetarë të Lagjes së Spitalit kanë shfaqur irritim në rrjete sociale për mungesën e rrymës, duke thënë se asgjë nuk e arsyeton këtë gjendje dhe këtë keqmenaxhim të situatës.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop