May 23, 2026
1 min read

Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave maqedonase, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 17:41, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 21 kilometra në lindje të Shkupit.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa intensiteti i tij është vlerësuar me 4 sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop