May 25, 2026
1 min read

Reagimi i bizneseve: Paga e 14-të premtim i ekzagjeruar elektoral

Për pesë vjet sa qeverisi, takimet me përfaqësuesit e bizneseve i pati të pakta.

E vetëm pas gjysmëdekade, kryeministri në detyrë, e kandidati për këtë post, Albin Kurti po thotë se është arritur pajtim për një çështje që prek drejtpërdrejt sektorin privat.

Gjatë parafushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ai ka thënë pas dialogut me sektorin privat synimi është që në bashkërendim me bizneset dhe punëtorët ta planifikojmë gradualisht edhe pagën e 14-të.

Por, që koordinim i tillë mohojnë të ketë ndodhur vetë shoqatat e biznesit, madje lënë të kuptohet se diskutimet janë zhvilluar me persona jokompetentë.

Për Odën Ekonomike Amerikane, kjo mbetet thjesht një zotim elektoral i ekzagjeruar.

Komuniteti i biznesit kërkon që të merren parasysh ankesat e tyre përgjatë gjithë kohës, pasi janë mbushësit e arkës së shtetit.

Latest from Blog

Go toTop