Sot shënohet përvjetori i një prej betejave më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga 27 maji e deri më 10 qershor 1999-të, u zhvillua operacioni “Shigjeta” që e gjunjëzoi Serbinë dhe detyroi ta nënshkruante kapitullimin.
Derisa sot në kujtim të të rënëve dhe sakrificës për liri të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, po zhvillohen manifestimi përkujtimor me rastin e 27 vjetorit të këtij operacioni madhor kundër forcave ushtarake dhe paramilitare serbe.
Fillimisht nga ora 11:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, si dhe nga ora 13:00 mbahet manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren.
