by
May 26, 2026
1 min read

“Bashkimi Hamza-Limaj, njëjtë sikur i Abdixhikut me Osmanin”

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza të hënën njoftoi se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do ta mbështesë atë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai ka thënë se kjo mbështetje është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi afatgjatë politik, institucional, qeverisës dhe partiak, për stabilitet, zhvillim dhe një Kosovë më të fortë.

Nga ana tjetër, Limaj dje deklaroi se në një periudhë të ndjeshme për vendin, qytetarët presin më shumë përgjegjësi dhe seriozitet nga politika, prandaj bashkëpunimi ndërmjet forcave politike me vlera të përbashkëta është i domosdoshëm.

Këtë bashkim të dy krerëve, në emisionin “Kosova Today” e ka komentuar opinionisti, Korab Blakaj.

Ai tha se bashkimi Hamza-Limaj, sipas tij, është njësoj si i liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku me ish-presidenten, Vjosa Osmani.

Latest from Blog

Go toTop