by
May 27, 2026
1 min read

Falet namazi i Kurban Bajramit, besimtarëve u bëhet thirrje për unitet

Sot në të gjitha xhamitë në Kosovë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, çka shënon nisjen e kësaj feste për besimtarët mysliman.

Kjo festë e sakrificës ka për qëllim kujtimin ndaj të mirave, kujdesit dhe mbi të gjitha, faljes dhe unitetit.

Mijëra myslimanë sot kanë zënë vende nëpër xhami, ku pos namazit, kanë dëgjuar edhe ligjeratat e imamëve për rëndësinë e Kurban Bajramit dhe praktimit të saj, shkruan Demantim News.

Imamët bënë thirrje edhe për politikë transparente dhe garë të barabartë, duke qenë vendi në kohë zgjedhje.

Latest from Blog

Go toTop