Hoxhë Fatmir Latifaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në emisionin “Ora Shtatë”, hoxha pati një urim të veçantë për të gjithë qytetarët.
“Urime prej bahçes të babës. Fillimisht falënderoj Zotin që na mundësojë që në Kosovën tonë të lirë dhe të pavarur të festojmë festat, e sot ekskluzivisht festën e Kurban Bajramit, e cila është një festë që në vete ngërthen dashuri, paqe, respekt dhe afërsi me të gjithë pa dallim”, tha hoxhë Latifaj.