Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar rreth 100 bimë të dyshuara të llojit “Kanabas Sativa” në një arë të mbjellë me patate në Rahovec.
Rasti është raportuar të martën, kur janë vërejtur disa bimë të dyshuara në parcelën bujqësore.
Pas marrjes së informacionit, sipas raportit 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat gjatë kontrollit kanë identifikuar gjithsej 100 bimë të dyshuara narkotike.
Pas procedurave të nevojshme, bimët janë nxjerrë dhe shkatërruar nga autoritetet.
“Raportohet se në një arë të mbjellë me patate janë vërejtur disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë vërejtur 100 bimë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të mirën disa mostra për ekzaminim, e më pastaj të nxirren dhe të shkatërrohen.”, thuhet në raport.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.