Pastori Artur Krasniqi, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për bashkëjetesën fetare në Kosovë.
Ai tha se Kosova ka treguar një shembull të mirë sa i përket kësaj çështjeje.
“Unë besoj që Kosova ka shembuj të mrekullueshëm të bashkëjetesës fetare, ndonëse ne nuk jemi të përsosur. Shpesh e shohim që këto problemet e çështjeve fetare në Kosovë, ndeshen e probleme tjera, e që nganjëherë është vështirë të diskutohet për to”, tha Krasniqi.
“Unë pajtohem që ne kemi treguar një shembull të mirë në situata të vështira të kombit tonë, pra bashkëjetesa fetare. Nuk i kemi parë ato dallimet. Mirëpo kjo bashkëjetesë s’do të thotë që ne nuk mund të mendojmë ndryshe”, u shpreh pastori.