Kryetari i Aleancës dhe kandidati për kryeministër, Ardian Gjini ka vizituar Myftiun Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj është me fat për harmoninë fetare që e ka, si dhe mesazhin që Bashkësia Islame e Kosovës e jep.
“Është një festë e madhe e besimtarëve myslimanë në Kosovë, mirëpo është një festë që edhe besimtarët e tjerë e respektojnë dhe e duan. Ajo që kisha mujt me ju thënë sot është që Kosova dhe populli shqiptar me të vërtetë janë me fat për harmoninë fetare që e kemi, por edhe mesazhin që e përcjell Bashkësia Islame e Kosovës”, tha Gjini.