by
May 27, 2026
1 min read

Zona e bankomatit e gjakosur, dyshohet se ndodhi rrahje brenda bankës në Lipjan

Një rrahje ka ndodhur dje në Lipjan, brenda një zone ku ndodheshin bankomatet, ndërsa nga vendi i ngjarjes është publikuar edhe një video ku shihen gjurmë gjaku në mure dhe dysheme. 

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në përleshje, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta. 

Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila po merret me hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes.

Latest from Blog

Go toTop