September 26, 2025
1 min read

Nuk merren vesh me fjalë, dy vëllezër në Prishtinë i hyjnë ‘dajak’ njëri-tjetrit

Dy vëllezër dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Prishtinë.

Bazuar në raportin 24-orës të Policisë së Kosovës, deri te rrahja mes dy vëllezërve dyshohet se erdhi për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Raportohet se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Latest from Blog

Dyshohet për therje me thikë në Klinë

Raportohet se gjatë ditës së sotme, në Klinë ka ndodhur një incident i rëndë. Sipas Klina.info, dyshohet për therje me thikë, derisa në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar autoritetet kosovare.

Përfshihet nga zjarri një veturë në Klinë

Një veturë raportohet se është kapluar nga flakët në qytetin e Klinës. Bazuar në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, teksa flakët në veturë sa shkojnë e rriten.
Go toTop