Dy burra janë arrestuar në Kaçanik, derisa gjatë kontrollit tek të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë dhe kokainë, dy telefona, 660 euro para të gatshme dhe dy vetura.
Sipas Policisë, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, derisa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Nga hetuesit e DHTN-Gjilan është realizuar urdhëresa e gjykatës, ku gjatë kontrollit tek dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, janë gjetur dhe konfiskuar substance narkotike e llojit marihuanë dhe kokaine, dy telefona, 660€ para të gatshme dhe dy vetura. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit njeri dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.