by
May 28, 2026
1 min read

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

Analisti i njohur politik, Azem Vllasi, ka komentuar klimën aktuale që po dominon për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Vllasit, dominimi dhe garimi po karakterizohet nga ata që po prodhojnë kriza.

Në një deklarim për IndeksOnlinen, Vllasi vlerëson se ata nuk mund të gjejnë zgjidhje.

“Në skenën politike po dominojnë dhe në zgjedhje po garojnë ata të njëjtit që kriza po prodhojnë dhe ata nuk mund të gjejnë zgjidhje”, tha Vllasi.

Situate aktuale e krijuar nga politikanët, sipas tij, është e mjerueshme, sidomos populli që ballafaqohet me të.

“Mjer Kosova dhe ky popull me ta” deklaroi Vllasi.

Kujtojmë se zgjedhjet e 7 qershorit janë rezultat i dështimit të kuvendit për të zgjedhur presidentin me mandat të plotë.

Fushata zyrtare 10-ditore ka nisur sot, teksa partitë veçse ka javë që po zhvillojnë takime me qytetarë.

Latest from Blog

Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim meKoordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisënë Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar
Go toTop