by
May 29, 2026
1 min read

​Sot mësohet projekti fitues për shtatoren e Adem Jasharit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot pritet të shpall fituesin e projektit për shtatorën e komandantit legjendar Adem Jasharit në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, derisa është pyetur nga kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Xani.

Përndryshe, Rama ka takuar Bekim Jasharin, anëtarin e familjes Jashari nga Prekazi më 26.04.2024, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar, Adem Jashari.

Ai kishte njoftuar se me datë 14.03.2024 kanë hapur konkursin për krijimin e Sheshit Monumental të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Latest from Blog

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit. Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka. “Po, sot
Go toTop