Një nxënës në Han të Elezit ka pësuar lëndime pasi është shtyrë nga një nxënës tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes.
“Raportohet se një nxënës kishte shtyrë një nxënës tjetër, i cili ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF”, thotë policia.