September 26, 2025
1 min read

Me 500 pula në furgon, tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin, arrestohet

Një person është ndaluar nga policia, mëngjesin e së enjtes, në Dumnicë të Podujevës,  pasi me një furgon kishte kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas raportit policor, në automjetin e tij janë gjetur rreth 500 pula.

“Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop