by
May 29, 2026
1 min read

“Drenicë, ta adhuroj mentalitetin” – Maliqi godet mendësinë e Fitore Pacollit 

Analistja, Afërdita Maliqi ka sqaruar statusin e saj të publikuar në Facebook me mbishkrimin “Mirëmëngjes, Drenicë – Ta adhuroj mentalitetin”, duke thënë se reagimi i saj kishte të bënte me një deklaratë të ministres në detyrë, Fitore Pacolli.

Në emisionin“Kosova Today”, Maliqi tha se postimi ishte një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Pacollit për qytetarët e Skenderajt.

“Po ka të bëjë me deklaratën e Fitore Pacollit kur tha për qytetarët e Skenderajt, kur ia bëri pyetjen Vullneti, se ‘kanë ardhë këtu me mentalitetin e Skenderajt, çka s’pritet prej tyne’. Por unë jam e asaj ane dhe definitivisht jam shumë krenare që vij nga njëra prej trevave më historike dhe më të hapura siç është Drenica”, deklaroi Maliqi.

Latest from Blog

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në
Go toTop