by
May 29, 2026
1 min read

Treni i linjës Pejë-Prishtinë aksidenton një automjet në Fushë Kosovë

Një aksident hekurudhor ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku treni i linjës Pejë–Prishtinë është përplasur me një automjet.

Sipas informacioneve fillestare, automjeti dyshohet se nuk është ndalur në vendkalimin hekurudhor në momentin kur po kalonte treni, duke shkaktuar aksidentin.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit apo personave të përfshirë në rast, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Për shkak të procedurave hetimore, treni vazhdon të qëndrojë i ndalur deri në përfundimin e ekzaminimeve nga organet kompetente.

Latest from Blog

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, të cilët edhe në rastet e mëparshme kanë ofruar informacione të rëndësishme që kanë çuar në
Go toTop