September 26, 2025
1 min read

Vdesin shtatë persona në Rusi pasi konsumuan alkool të kontrabanduar

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në rajonin veriperëndimor të Leningradit në Rusi, pasi kanë pirë alkool të kontrabanduar.

Kështu tha të premten ministria e brendshme, dhe tre të tjerë po trajtohen për helmim.

Një banor i qytetit Gostitsy, pranë kufirit me Estoninë, është arrestuar me dyshimin se ua ka shitur alkoolin bashkëfshatarëve të tij, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme në një deklaratë.

Kanali Telegram 112 e çoi numrin e të vdekurve në 12 dhe tha se gruaja e kontrabandistit ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë pasi kishte provuar produktin e burrit të saj, raporton Reuters.

Latest from Blog

Go toTop