by
June 2, 2026
1 min read

Hargreaves: Mbrojtja e të drejtat të LGBTIQ+ tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj të drejtave të njeriut

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka thënë se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të personave nga LGBTIQ+, është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Hargreaves, ka thënë edhe se, Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta.

‘’Në hapjen e djeshme të Javës së Krenarisë në Prishtinë, ne festuam dhe ritheksuam të drejtat e personave LGBTIQ+. Mbrojtja dhe promovimi i këtyre të drejtave është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta.’’, ka shkruar ai.

Latest from Blog

56 aksidente trafiku brenda 24-orëve në Kosovë

56 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë, ku 25 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 31 me dëme materiale. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë,
Go toTop