by
June 2, 2026
1 min read

“Investoni në paqe”/ Shefi i UNMIK-ut takohet me diplomatët në Kosovë

Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Peter Due, u takua me përfaqësuesit e komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e misionit.

Takimi u fokusua përreth temës së këtij viti – Investoni në Paqe – në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve.

“UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në avancimin e paqes, stabilitetit, ndërtimit të besimit dhe dialogut në Kosovë” thuhet në njoftim.

Kjo është deklarata e UNMIK-ut:

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, PSSP Peter Due priti përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare në selinë e UNMIK-ut.

Eventi ofroi një mundësi për të reflektuar mbi rolin jetësor të operacioneve të paqes nën temën e këtij viti “Investoni në Paqe”. Gjithashtu u dha një përmbledhje e punës dhe prioriteteve aktuale të UNMIK-ut, duke përfshirë iniciativat për ndërtimin e besimit dhe përpjekjet më të gjera të Ekipit të OKB-së në Kosovë.

UNMIK shpreh mirënjohjen e tij për komunitetin ndërkombëtar për partneritetin dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme në avancimin e paqes, stabilitetit, ndërtimit të besimit dhe dialogut në Kosovë.

Latest from Blog

I mituri sulmon nënën e tij, e bën për spital

Një djal i mitur nga Gjakova ka sulmuar nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. “Gjakovë  07.07.2026 – 06:30.  Është raportuar se djali i mitur e
Go toTop