by
June 2, 2026
1 min read

“Rama në burg”, dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit – pjesëmarrje masive edhe sot

Në Tiranë po vazhdon protesta në mbrojtje të Zvërnecit, për të tretën ditë me radhë.

Edhe sot, pjesëmarrja është masive.

Qytetarët po mbajnë slogane dhe po brohorasin “Rama në burg”, referuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme.

Më pas do marshojnë drejt Kryeministrisë.

SPAK tashmë ka nisur hetime për aferën e Zvërnecit.

Latest from Blog

I mituri sulmon nënën e tij, e bën për spital

Një djal i mitur nga Gjakova ka sulmuar nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. “Gjakovë  07.07.2026 – 06:30.  Është raportuar se djali i mitur e
Go toTop