by
June 2, 2026
1 min read

Ismail Dibrani sjell lajme të mira nga Malta: Kosova në elitën evropiane

Derisa fushata për zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon në Kosovë, lajme të mira vijnë nga Malta, ku drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka bërë të ditur një arritje të rëndësishme për vendin.

Sipas Dibranit, Shërbimi Korrektues i Kosovës është renditur në mesin e pesë iniciativave më të mira në Evropë në EuroPris Prison Award 2026, me projektin “Art from Prison: Transforming Incarceration into Opportunity”.

Ai ka theksuar se ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe punës së jashtëzakonshme të stafit korrektues, si dhe e suksesit të programeve që synojnë rehabilitimin dhe risocializimin e personave të privuar nga liria.

“Krenar që Kosova po prezantohet denjësisht në skenën evropiane dhe po njihet për praktikat e saj inovative”, ka deklaruar Dibrani.

Ky sukses përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për institucionet e Kosovës dhe dëshmon se puna profesionale po vlerësohet gjithnjë e më shumë edhe në arenën evropiane.

Latest from Blog

I mituri sulmon nënën e tij, e bën për spital

Një djal i mitur nga Gjakova ka sulmuar nënën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. “Gjakovë  07.07.2026 – 06:30.  Është raportuar se djali i mitur e
Go toTop