by
June 3, 2026
1 min read

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet

Një incident me të shtëna me armë zjarri është raportuar të hënën në Prishtinë.

Sipas informacioneve policore, pas raportimit për të shtëna nga persona ende të paidentifikuar, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të armës-pistoletë kalibër 9 mm dhe një gëzhojë kalibër 7.65 mm.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve

“Prishtinë / 02.06.2026-19:21. Pas raportimit per disa të shtëna me armë zjarri nga person-a të panjohur, njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 11 gëzhoja të armës-pistoletë kalibër-9mm dhe një  gëzhojë kalibër 7.65mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, ka njoftuar PK.

Latest from Blog

LDK-ja e mbledh sot kryesinë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Temat e diskutimit pritet të jenë zhvillimet e fundit politike dhe hapat e ardhshëm dhe rolin e kësaj partie
Go toTop