by
June 3, 2026
1 min read

Zogaj: Me projekte gjigante dhe investime efikase, ekonomia mund të rritet në 7%

Kandidati i LDK-së për deputet, Alban Zogaj, ka deklaruar se objektiv i partisë së tij është që rritja ekonomike e Kosovës të arrijë në 7 për qind gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.

Sipas tij, një rritje e tillë është e realizueshme përmes shtimit të efikasitetit në investimet kapitale dhe realizimit të projekteve të mëdha zhvillimore.

“Ne e kishim dyfishuar rritjen ekonomike. Nëse sot rritja ekonomike vjetore është rreth 3.5 për qind, qëllimi ynë, bazuar në programin tonë politik dhe ekonomik, është të arrijmë në 7 për qind. Kjo është e mundur, sepse sot në Kosovë po mungojnë investimet. Buxhet për investime ka, por shpenzimet dhe investimet nuk po realizohen. Efiçienca është tejet e ulët. Krejt ëka duhet është që në një mandat të plotë poliitk me rrit efiçiencën e investimeve kapitale, me investu në projekte gjigante në këtë vend”,

ka thënë Zogaj.

Latest from Blog

Go toTop