Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë një nga emrat më të mëdhenj që do të ngjitet në skenën e Sunny Hill Festival në Prishtinë.
Prania e artistes amerikane pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit, i cili edhe këtë vit do të mbledhë mijëra adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.
Sunny Hill vazhdon traditën e sjelljes së emrave të mëdhenj të industrisë muzikore ndërkombëtare në kryeqytetin e Kosovës.