by
June 4, 2026
1 min read

Aktori kosovar Naser Rafuna, i ftuar në dasmën e Dua Lipës

Dua Lipa dhe Callum Turner pritet ta kurorëzojnë dashurinë me një ceremoni madhështore në Sicili, ku do të marrin pjesë shumë emra të njohur nga bota e artit dhe muzikës.

Sipas raportimeve, festimet do të zgjasin disa ditë dhe në listën e të ftuarve ka edhe emra nga Kosova.

Mes tyre është edhe aktori i njohur Naser Rafuna, i cili ka zbuluar se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e këtij organizimi të veçantë.

Përmes një postimi publik, Rafuna ka shprehur mirënjohjen e tij për ftesën, duke falënderuar babanë e artistes, Dukagjin Lipa, për konsideratën dhe respektin e treguar ndaj tij.

Latest from Blog

Go toTop