September 29, 2025
1 min read

Mjeku kosovar i arrestuar për përndjekjen e moderatores është psikiatër i fëmijëve në QKUK

Mjeku kosovar Behar Kamberi ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit në Shqipëri, nën dyshimin se është përfshirë në një veprimtari të kundërligjshme. 42-vjeçari u arrestua nën akuzën e përndjekjes së moderatores sportive, Albana Bejko.

Kamberi, emri i të cilit doli në të gjitha mediat shqiptare është psikiatër i fëmijëve dhe adoloshentëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Siç u raportua nga mediat në Shqipëri, psikiatri ka ndjekur vazhdimisht viktimën, duke u shfaqur në mënyrë të përsëritur pranë banesës së saj, gjë që ka shkaktuar shqetësim të thellë te ajo – derisa ia bëri ‘gropën’ për ta kapur Policia.

Bazuar në informacionet e para, moderatorja ka bashkëpunuar me policinë për të organizuar një takim në një zonë të Tiranës, ku mjeku ishte ftuar. Në momentin që ai ka mbërritur në vendin e caktuar, oficerët kanë ndërhyrë dhe kanë kryer arrestimin e tij.

Behar Kamberi ndodhet aktualisht në paraburgim në ambientet e burgut “Mine Peza”, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes.

Latest from Blog

Dyshohet për therje me thikë në Klinë

Raportohet se gjatë ditës së sotme, në Klinë ka ndodhur një incident i rëndë. Sipas Klina.info, dyshohet për therje me thikë, derisa në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar autoritetet kosovare.

Përfshihet nga zjarri një veturë në Klinë

Një veturë raportohet se është kapluar nga flakët në qytetin e Klinës. Bazuar në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, teksa flakët në veturë sa shkojnë e rriten.
Go toTop