by
June 11, 2026
1 min read

Agim Bahtiri nuk ‘peshkoi’ vota si në dhjetor, 10 mijë më pak më 7 qershor

Numërimi i votave të kandidatëve që synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës po shkon drejt fundit.

Nga secila parti politike, tashmë po bëhet e qartë se kush do të arrijë të jetë pjesë e Parlamentit.

Në listën e Vetëvendosjes, mes emrave që janë votuar është edhe Agim Bahtiri.

Aktualisht, nga procesimi i gati 90% të vendvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit, Agim Bahtiri ka 13,493 vota.

Ndërsa në dhjetor 2025, kur u mbajtën zgjedhjet, nga rezultatet e QKN-ve, Bahtiri kishte gati 10 mijë vota më shumë se tash.

Teksa nga rezultati përfundimtar doli se kishte 27,720 vota. 

Latest from Blog

Go toTop