by
June 12, 2026
1 min read

Shpërthimet në Ferizaj, sqaron KFOR-i: Pjesë e aktiviteteve rutinë të EUD-së

Në orët e hershme mes të mërkurës dhe të enjtes, qytetarë të Ferizajt thanë se kanë dëgjuar shpërthime në zonën e kampit ushtarak Bondsteel.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e këtij misioni ka thënë se shpërthimet kanë qenë të shkaktuara nga vetë misioni, si pjesë e aktiviteteve operative rutinë nga ekipet e Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese.

“KFOR-i mund të konfirmojë se shpërthimet që u dëgjuan ishin pjesë e aktiviteteve operative rutinë të ekipeve të EOD-së (Asgjësimit të Municioneve Shpërthyese)”.

“Këto aktivitete kryhen rregullisht si pjesë e mandatit të vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Operacione të tilla përfshijnë ushtrime trajnuese, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e gatishmërisë dhe efektivitetit të forcave tona”, u tha në përgjigjen e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të KFOR-it.

Ky mision tha se mbetet i përkushtuar ndaj transparencës dhe do të vazhdojë të ofrojë informacion mbi aktivitetet e tij sipas nevojës për të siguruar raportim të saktë dhe të përgjegjshëm.

Kujtojmë se disa qytetarë janë ankuar në lidhje me, siç thanë, disa shpërthime që ata kishin dëgjuar në mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Latest from Blog

Go toTop