September 29, 2025
1 min read

21 të dënuar certifikohen në programe edukative në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, 21 të dënuar janë certifikuar sot pasi përfunduan me sukses programet edukative “Menaxhimi i Zemërimit” dhe “Shkathtësitë Sociale”.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë Drejtoresha e Departamentit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Trendelina Qorraj, dhe përfaqësuesi i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë,. Salih Ademi.

Programet synojnë të ndihmojnë të dënuarit në procesin e rehabilitimit, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi për menaxhimin e emocioneve, përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimin me të tjerët.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) për të ndihmuar ri-integrimin e personave të dënuar në shoqëri dhe për t’i përgatitur ata që të jenë qytetarë të përgjegjshëm pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop